TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Janar 2026, 13:38

Fitoi Oscar për rolin në “Black Swan”, Natali Portman rrëfen sakrificën: M’u dëmtua një brinjë, ishte çmenduri

Shkruar nga Pamfleti
Fitoi Oscar për rolin në “Black Swan”, Natali Portman
Fitoi Oscar për rolin në “Black Swan”, Natali Portman rrëfen sakrificën: M’u dëmtua një brinjë, ishte çmenduri

Natalie Portman ka rrëfyer së fundmi se përkushtimi ekstrem për rolin e saj ikonë në filmin “Black Swan” nuk pati vetëm kosto emocionale, por edhe pasoja serioze fizike. Aktorja 44-vjeçare ishte e ftuar në episodin e së mërkurës të emisionit “The Drew Barrymore Show”, ku foli hapur për dëmtimet që pësoi gjatë xhirimeve të trillerit psikologjik të vitit 2010.

Portman tregoi se gjatë periudhës së xhirimeve kishte pësuar një dëmtim të pazakontë në zonën e kraharorit. “Më kishte dalë një brinjë ose diçka e tillë,” u shpreh ajo. “Sikur kishte hyrë poshtë. Ndodhi nga fakti që më ngrinin vazhdimisht. Ishte vërtet çmenduri.” Sipas saj, intensiteti fizik i skenave dhe kërkesat ekstreme të rolit i shtynë kufijtë e trupit të saj përtej normales.

Filmi, i drejtuar nga regjisori Darren Aronofsky, e detyroi Portman të ndërthurte aktrimin intensiv me baletin profesionist, një disiplinë që kërkon përgatitje fizike dhe mendore të jashtëzakonshme. Për t’u përgatitur për rolin, ajo iu nënshtrua një regjimi stërvitor tepër të rreptë nën drejtimin e ish-balerinës së New York City Ballet, Mary Helen Bower.

Bower ka treguar më herët se përkushtimi i Portman ishte ekstrem. “Nëse do të luash një balerinë, duhet të stërvitesh si e tillë,” u shpreh ajo. Sipas saj, dyshja takoheshin çdo ditë që në orët e para të mëngjesit. “Fillonim në orën 5 ose 5:30 të mëngjesit për dy deri në tre orë balet. Më pas Natalie punonte deri në 12 orë në xhirime, rikthehej në palestër në mbrëmje për ushtrime tonifikuese dhe notonte. Kjo ndodhte gjashtë ditë në javë, për muaj të tërë.”

Në film, Natalie Portman interpreton Ninën, një balerinë kryesore emocionalisht të brishtë dhe psikologjikisht të paqëndrueshme, e cila përballet me presionin ekstrem të perfeksionit dhe rivalitetin me personazhin e interpretuar nga Mila Kunis. Ky rivalitet çon gradualisht në shpërbërjen mendore të Ninës, duke e kthyer filmin në një eksplorim të errët të obsesionit dhe vetëshkatërrimit.

“Black Swan” u prit me vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika dhe publiku, duke u nominuar për pesë çmime Oscar në vitin 2011, përfshirë Filmin më të Mirë dhe Regjinë më të Mirë. Natalie Portman fitoi çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë, duke e vulosur këtë rol si një nga më ikoniket dhe më të rëndësishmet të karrierës së saj.

Gjatë festimit të 15-vjetorit të filmit, regjisori Darren Aronofsky pranoi se kishte tentuar që qëllimisht të krijonte tension mes Portman dhe Kunis gjatë xhirimeve. “Po përpiqesha të isha një regjisor dinak dhe t’i nxisja të ziheshin,” tha ai. “Por ato e kuptuan shumë shpejt dhe filluan të më tallnin,” shtoi Aronofsky me humor.

natalie portman sakrificat black swan

Lini një Përgjigje