TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Nëntor 2025, 10:37

Festojnë përvjetorin e martesës, Sara Gjordeni: Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Festojnë përvjetorin e martesës, Sara Gjordeni: Një vit i

Sara Gjordeni ka ndarë një postim emocionues në Instastory, duke i kushtuar disa fjalë të ndjera partnerit të saj, këngëtarit Bardhi. Në tekstin që ka bërë publik, Sara shkruan se tashmë është bërë një vit që mban mbiemrin e djalit më të mirë në botë.

"Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që je me mua, që ndalesh dhe shikon tek unë atë që realisht ISHA dhe JAM. Faleminderit që më mbron, më drejton, më gëzon, më mëson, më mban gjallë me ambicie e forcë. Copëza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përgjithmonë ëndrrat që po jetojmë, vetëm ne të dy, larg botës, larg fjalëve. Të dua çdo ditë e më shumë! 11/11", shkruan ish banorja e Big Brother.

Çifti u njoh gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”, ku lidhja e tyre nisi para syve të publikut dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Sot, Sara dhe Bardhi janë prindër të një vajze dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre familjare.

Ky postim vjen më 11 nëntor, një datë që duket se ka kuptim të veçantë për ta, si përvjetor i marteses. Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, duke e cilësuar shkrimin si një prej mesazheve më të sinqerta që Sara ka ndarë deri më tani.

Festojnë përvjetorin e martesës, Sara Gjordeni: Një vit i

Lini një Përgjigje