
Festivali i RTSH që pritet të nisë së shpejti ka hasur vështirësitë e para dhe ka të bëjë me moderatorët.
Burime për ‘Pamfleti’ bëjnë me dije se anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH kërkojnë që në prezantim të jenë Flori Gjini dhe Fjodora Fjora, duke qenë se janë tashmë pjesë e organikës dhe si rrjedhojë nuk do paguhen shumë. (Nisur nga fakti se institucioni po kalon vëshitrësi financiare.)
Por kjo ka hasur në kundërshtinë e bordit drejtues të Festivalit.
Thuhet se vetë drejtoresha, Elhaida Dani e ka me shumë qejf që në skenë të jetë Salsano Rrapi dhe për këtë aktori i humorit ka marrë edhe lejen nga drejtuesit e TCH, media ku ai aderon.
Problem mbetej emri që do të moderonte krah tij dhe fillimisht u mendua për Jondia Shehun, por duke qenë se Festivali do të sjellë një ‘erë rinie’ kësaj radhe, u propozua që në vend të Shehut (bashkëshorti i së cilës do të merret me skenografinë), të jetë Arilena Ara.
Kjo e fundit mund të kërkojë një shumë ‘të çmendur’ për televizionin publik, i cili shpalli falimentin para pak kohësh dhe mbase kandidatura e bukuroshes, mund të bjerë.
Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe pritet të merret në ditët në vijim /Pamfleti
Salsano.esht me I miri suksese
Mjaft me Salsano Rrapin, doni ta ktheni dhe Festivalin më prestigjoz në Shqipëri nê një Portokalli , mbështetni rininë që po ikën çdo ditë . Për mendimin tim ARILENA ARA do ishte prezantuesja më e denjë , nuk e njoh personalisht se jetoj jashtë vëndit , por e ndjek prej dekadash Festivalin e RTSH , se me të jemi rritur. Uroj që Rinia e talentuar të triumfojë. ????????❤️????????
Me mire diella e rames se,sa keta
I ka mbarur koha salsanos duht gjalleri breza te rinj !
Salsanos nuk i shkon moderimi i Festivalit
Arilena do të ishte super prezantuese!
Salcano ka bastarduar me fjalor banal portokalline! Akoma do te shtrihet ai fjalori tij banal? Te vjon turp te degjosh ca banalitete te tij ne nje mjedis familjar me perberje heterogjene.