
Luiz Ejlli konfirmoi zyrtarisht fjalët që qarkullonin mbi shtatzëninë e Kiarës, me anë të këngës së tij të re, të titulluar “Frymë”. Projekti i ri erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Çifti pritet të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
Luizi dhe Kiara kanë organizuar disa ditë më parë në fshehtësi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambient të hapur. Disa skena nga festa janë parë edhe në videoklipin e këngës së Luizit, ama Kiara ka postuar të tjera pamje nga kjo festë dhe momenti i tyre i veçantë, ku zbuluan se foshnja është vajzë, duke shkruar edhe një falënderim për të gjithë ata që i kanë uruar.
“Si fillim, donim t’ ju falënderonim secilin prej jush për çdo urim. Këto janë disa momente nga festa e gjinisë së bebit, falënderoj gjithashtu të gjithë ata që e bën të mundur këtë event dhe të gjithë të afërmit që ishim prezent”.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje