TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Maj 2024, 11:23

Fation Kuqari: Kam 2-3 oferta për të luajtur në film (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fation Kuqari: Kam 2-3 oferta për të luajtur në film (Video)

Fation Kuqari tregoi në PPP se ka marrë disa oferta për të qenë aktor në filma të ndryshëm. Sipas tij, njërën prej tyre e ka vlerësuar, por kërkon më shumë se ç’i është ofruar

Anja: Ke marrë ndonjë ofertë për të luajtur në ndonjë film? Se është bërë e modës tani, kush del nga shfaqjet reality, bëhen aktorë filmash

Fation: Kam 2-3 oferta. Me një e kam të ndarë përsa i përket negociatave.

Anja: Pra shumë shpejt do të të shohim si aktor

Fationi: Po

Anja: Të intrigon si gjë?

Fation: Sigurisht që po. Njeriu ndonjëherë teston veten, t’i marrësh maksimumin vetes vet, sigurisht edhe nga ana monetare

Anja: Mbi të gjitha! A të kanë ofruar shumë?

Fation: Nuk po flasim sa më kanë ofruar. Këtu ka mbetur gjëja: ata më kanë çuar ofertën e vet, unë i kam çuar timen

Anja: Tani mbetet për të gjetur të mesmen e artë të Aristotelit

Fation: Në këtë rast unë po i qëndroj times, ata të vetës, por do shihet

Anja: Ke kërkuar shumë?

Fation: Çdo njeri kërkon sa meriton

Anja: Po ti nuk e ke testuar veten si aktor, nga e di që vlen aq shumë?! Ti mund të jesh një super njeri, por i dështuar si aktor

Fation: Të të bëj një pyetje?

Anja: Po. O Zot i madh, të gjithë të ftuarit e mi, vijnë e më bëjnë pyetje

Fation: Kthe kamerat, por më gjej një moment që unë thashë se kërkova shumë

Anja: Jo, por fakti që ti nuk po e gjen dot marrëveshjen aty të çon

Fation: Thashë që ata më dhanë ofertën e vet, unë timen

Anja: Që do të thotë që ata kanë ofruar më pak, ti ke kërkuar më shumë, përderisa nuk është gjendur kompromisi, tek ajo të çon

Fation: Ti e kupton si të duash

(Min. 34: 10 deri 37:18)

fation kuqari ppp film

Lini një Përgjigje