
Ish-banorët e BBV3 janë pyetur për mendimet e tyre rreth finalistëve dhe si ka marrë jeta e tyre pasi kanë dalë nga shtëpia e Big Brother Vip.
Erjola Doçi, një nga ish-banoret e shtëpisë, ka bërë një prarashikim se çfarë do të ndodhë me pesë finalistët pasi ata të dalin nga BBV dhe t’i rikthehen jetës së tyre.
Erjola është shprehur se Heidi do të jetë një imazh i ri në Shqipëri ndërsa Juli në një pozicion të mirë pune në Top Channel përsa i përket Eglës mendon se do të jetë pjesë e ndonjë filmi të titulluar “Brekët”.
Ronaldo Sharka: Si e parashikon fatin e pesë finalistëve?
Erjola Doçi: Mendoj që Meritoni do ketë një imazh të kërkuar, do sjellë emisionin mbase këtu, mund të vijë me projekte të reja. Romeon po ashtu. Heidin mund ta shoh të angazhuar si imazh se është një imazh i pakonsumuar në Shqipëri. Jul Dedën e shoh të zërë një vend domethënës në Top dhe Portokalli dhe jo vetëm dhe Egla ndonjë film me titullin “Brekët” siç ka thënë dua ta bëj me Julin. Aty e nisi e bitisi me brekët.
Ronaldo Sharka: Do marrësh pjesë ti?
Erjola Doçi: Unë i vesh në fakt.
Ronaldo Sharka: Apo do bësh film vetëm me Romeon dhe Heidin? Do e bëje një film me të ata dy?
Erjola Doçi: Me çdokënd nëse do më përshtatej roli ,pse jo?!
Lini një Përgjigje