
Ish-banorja e BBV3, Fraçeska Murati ka folur lidhur me deklaratën brenda shtëpisë së Big Brother, për bashkëshortin e saj Ergysin, e cila u bën mjaft virale.
Françeska shprehet se nuk e mendonte që mund do tw bwnte kaq bujw. Ajo tha se Ergysi e ka pritur mirë dhe se shoqëria e tij e thërret tashmë Dori. Françeska tha se nëna e saj i kishte thënë pse përmend shoqet e burrit në ekran.
“Kur e kam parë sa virale është bërë nuk e prisja. Nuk e mendova se mund të ishte dëgjuar, ai e ka pritur shumë mirë, shoqëria jonë i thotë Dori. Nëna më tha si përmend shoqet e burrit në ekran. Unë nuk jam tip xheloze, as ai. Ai është djalë i thjeshtë, kemi biznesin tonë ai punon aty. Unë e kam përmendur shumë here karrierën time në Britani e nuk është përmendur”, shprehet Françeska.
Teksa bisedonte me banorët, Françeska është pyetur nëse ka frikë se bashkëshorti i saj e tradhton, por përgjigja e konkurrentes ka bërë që të gjithë të shpërthejnë në të qeshura. Duke hezituar që të përgjigjet, modelja fiku mikrofonin që mos të dëgjohet dhe tha: Ka shoqen e tij më të mirë Dorinën.
Lini një Përgjigje