TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Dhjetor 2024, 18:22

Çfarë po ndodh te “Kënga Magjike”? Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga gara para natës finale, reagon Gjebrea

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh te “Kënga Magjike”? Arilena Ara dhe

“Zero Gradë”, dueti mes Arilena Arës e Pirro Çakos është përfolur ditën e sotme se është tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” pikërisht përpara natës finale.

Tërheqja e tyre ka shkaktuar shumë bujë, pasi ka dyshime se shkak është manipulimi. Ndëkrohë ka reaguar për “Klan” edhe Ardit Gjerbrea, i cili ka tentur të mbulojë aludimet.

“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, duke pretenduar se arsyeja është tërësisht shëndetësore.

Sot mbahet nata finale e “Këngës Magjike 2024”, një garë që zhvillohet mes 23 finalistëve që do të ngjiten në skenën e Pallatit të Koncerteve për çmimin e madh.

 

Lini një Përgjigje