TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Janar 2024, 12:12

Çfarë po “gatuan” Flor Binaj? Postimi i artistit në Instagram ngre dyshime

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po “gatuan” Flor Binaj? Postimi i artistit në

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj duket se po përgatitet për diçka të re. Kjo gjë kërkon kohë e mbase artisti do tërhiqet edhe nga prezantimi i “Piranjat”, një emision që Flori ka kohë që po e moderon. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai, i cili në një Story në Instagram shkruan:

“Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen…

Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim. Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, përfundon postimi.

Çfarë po “gatuan” Flor Binaj? Postimi i artistit në

florjan binaj aktivitet artistik

Lini një Përgjigje