
Edhe pse Dafina Zeqiri duket një grua e fortë e madje edhe konfliktuale (duke qenë se është zënë thuajse me të gjithë bashkëpunëtorët e saj) ka gjithnjë një anë të brishtë e delikate që jo të gjithë mund ta njohin.
Në jetën private është si çdo njeri tjetër (siç thotë ajo) me probleme, por edhe shumë humane dhe me ‘këmbë në tokë’.
Thënë kjo, në një intervistë të fundit me Berat Buzhalën, Dafina ka treguar se në shtëpinë e saj ka sende nga më të ndryshmet. Duke theksuar se shumë gjëra të shtrenjta nuk i japin asaj lumturinë që i japin dikujt tjetër, Dafina shtoi se shpesh dhuron sende a rroba.
"Unë kam gjithçka në shtëpi. Prej sendeve më të lira tek ato më të shtrenjta. Kur ajo çanta që e kam paguar shumë shtrenjtë po shoh që e bën dikë tjetër shumë më të lumtur se mua, e fal."
Më tej, me shumë modesti Duffy pranon se vesh rroba të lira, deri në 2-3 euro.
"Vesh edhe rroba që bëjnë 2-3 euro. Mjafton të më rrijë mirë, të jetë e mirë. Nuk mund të them se dy gjëra që kanë çmime të ndryshme janë prodhuar me të njëjtën kosto, por është emri i shtrenjtë. Si unë për shembull: sa më shumë investon ti në imazhin tënd, aq më i shtrenjtë bëhet emri Dafina Zeqiri. Për ditëlindje për shembull, shumë njerëz thonë se nuk dinë çfarë të më blejnë se i kam të gjitha. U them "Ti nuk po më njeh!" Sepse po të më njohësh do e dish që unë qirinjtë i kam shumë qejf. Ka qirinj që 20 cent e lart. Ma bli një qiri që përdoret kur nuk ka drita. Mua më pëlqen shumë ajo ndjesi. Shumica e njerëzve që dalin në televizor, nuk i kanë ato rroba në jetën reale."-tha ajo.
Lini një Përgjigje