
Eva Murati vazhdon të jetë një nga figurat më të njohura të ekranit sportiv shqiptar, duke tërhequr vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare. Moderatorja ishte e pranishme në Budapest të Hungarisë, ku u zhvillua finalja e UEFA Champions League.
Pas suksesit të PSG-së, Murati ka ndarë me ndjekësit disa momente nga eventi, mes tyre edhe një fotografi me sulmuesin francez Ousmane Dembélé, fitues i “Topit të Artë” dhe një nga protagonistët e sezonit.
Krahas fotove të publikuara, ajo shkroi: “Duke mbyllur një tjetër sezon të Champions League me lavdi. Futboll, emocione, histori… dhe kujtime që do të mbeten me mua përgjithmonë”.
Paraqitja e saj elegante nuk ka kaluar pa u vënë re as nga mediat ndërkombëtare. “The Sun Sport” i ka kushtuar një artikull të veçantë moderatores shqiptare, duke vlerësuar stilin dhe prezencën e saj gjatë finales së madhe.
Eva Murati prej vitesh është një nga emrat më të spikatur të transmetimeve sportive në Shqipëri, ndërsa paraqitjet e saj në ngjarje të rëndësishme evropiane vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut dhe mediave të huaja.

Lini një Përgjigje