
Enisa dhe Gerti zhvilluan një takim në ‘Përputhen’, disa ditë pasi konkurrentja kërkoi që të largohej nga programi, ndërsa ky i fundit e bindi atë të bëjë të kundërtën.
Konkurrenti ka zgjedhur ta çojë Enisën në ambientet e universitetit të tij, ndërsa deklaratat ishin ato që habitën konkurrentët, përfshirë moderatoren.
Gjatë diskutimit në studio, Megi pyeti Gertin pse e cilësoi Enisën si “60% djall”, ndërsa ai shpjegoi se ishte shprehur kështu për shkak të sensualitetit që i ofroi në disa momente.
Megi: Enisa ti kur shikon Gertin që të mbron, ndihesh mirë që ai është kaq protektiv?
Enisa: Sigurisht që ndihem mirë. E kush nuk do ta donte?!
Megi: Enisa ti ndihesh mirë që Gerti është protektiv ndërsa Gerti thotë se ti je 60% djall. Pse e thua këtë Gerti? Ku e ke parë?
Gerti: Unë e kam parë Enisën që në disa momente është sensuale, provokuese…
Megi: Ti që thua për Enisën 60% djall, do të thotë që ty kjo gjë të pëlqen? Po djallëzitë e tjera të saj ku i shikon?
Gerti: Po ja, mënyra se si flet…
Neda: Gerti po pse e cilësove Enisën si djall dhe përdore përqindjen, ashtu si veprove më parë edhe me Albën?
Gerti: E bëra në mënyrë indirekte sepse unë edhe në jetën e përditshme i studioj numrat.
Lini një Përgjigje