TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Dhjetor 2024, 11:01

Eni Jani rrëfen momentin e vështirë: I flisja Gencit gjithë kohës që të dëgjonte zërin tim

Shkruar nga Pamfleti

Eni Jani rrëfen momentin e vështirë: I flisja Gencit gjithë

Aktorja Eni Jani ka rrëfyer momentet e vështira kur bashkëshorti i saj, Genci Fuga pari probleme shëndetësore.

Në një intervistë për “Interview” në Euronews Albania ajo ka treguar se Zoti i ka dhënë forcë për ta përballuar atë vështirësi. Po ashtu ajo është shprehur se gjatë gjithë kohës i fliste Gencit, që ai të dëgjonte zërin e saj.

“I kam marr gjërat hap pas hapi. Jam përpjekur të ruaj qetësinë dhe mendoj se e kam ruajtur ashtu si duhet. Nuk kam qenë problematike për mjekët, kam ruajtur qetësinë edhe te ata, se unë nuk doja të më qetësonin mua, unë doja të kuptoja. Ishte shok shumë i madh.

Në momentin që unë jam takuar me mjekët pas ndërhyrjes kisha kaluar një ditë të tërë pranë Gencit, që Genci herë ishte e herë nuk ishte. Dhe unë mendoja që duhet t’i flisja që ai të dëgjonte gjithë kohën zërin tim, nga ora 11 e paradites deri në orën 10 të mbrëmjes, unë vetëm i flisja. Kur ai më shikonte lumturohesha.

Kur e vumë te skaneri, unë i shpjegoja çdo gjë, gjatë gjithë kohës nuk i jam ndarë, sepse doja të isha gjithë kohën me të. Unë jam shumë e ndjeshme si natyrë, por në situata të tilla më jep Zoti forcë”,-tha Eni Jani.

Kujtojmë që vera e 2023-shit ishte e vështirë për aktorin, i cili pati probleme shëndetësore dhe ju nënshtrua jë ndërhyrje kirurgjikale të vështirë pas një ishemie në tru.

eni jani genc fuga

Lini një Përgjigje