
Finalisti i "Big Brother Vip 3" Julian Deda ka treguar se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që show-televiziv ka përfunduar.
Ai u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do ta takojë patjetër.
I pyetur më pas gjatë një emisioni nëse ka fituar miqësi, Juli u shpreh:
“Unë kam thënë aty brenda që do të përpiqem të jem mik me të gjithë. Do të përpiqem dhe i mora të gjithë në telefon. Kam marrë Heidin, Romeon nuk e kam marrë se më ka thënë edhe ajo që është akoma… po e kalon situatën… Kam folur me Ledjonën, Erjolën, Rozën, Meritonin. Ilnisën e kam takuar…”, u shpreh ai.
Ndërsa i pyetur nëse ka një ish-banor që nuk flet, ish-finalisti u përgjigj:
“Me Eglën nuk kam folur akoma se është duke rregulluar kërbishtin në spital. Është lajm që ka dalë, i urojmë shërim të shpejtë pa diskutim fare. Edhe kur të ashtu, t’i bie vetë telefonit", tha Juli.
Lini një Përgjigje