TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Maj 2025, 10:47

E qëlluan për vdekje kur ishte live në TikTok, çfarë fshihet pas vrasjes së 23-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

E qëlluan për vdekje kur ishte live në TikTok, çfarë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Jalisco të Meksikës, ku influencerja 23-vjeçare Valeria Marquez u vra me armë zjarri gjatë një livestream-i në TikTok, direkt nga salloni i saj i bukurisë.

Sipas prokurorisë së shtetit të Jalisco, autorët e krimit dyshohet të kenë qenë vrasës me pagesë, që e ekzekutuan në sy të ndjekësve të saj. Disa orë përpara ngjarjes, dy burra të maskuar – njëri duke u shtirur si korrier me një “dhuratë shumë të shtrenjtë” – kishin pyetur për Valerian në sallon, duke kërkuar ta takonin personalisht.

Pak çaste para se të vritej, Valeria shprehu shqetësimin e saj në live:

“Po sikur të donin të më vrisnin? Apo të më merrnin me vete?”, tha ajo, pa e ditur se rreziku ishte real.

Vetëm pak minuta më pas, dy burrat u rikthyen dhe e qëlluan për vdekje.

Prokuroria dyshon se autorët ishin të njëjtët që vranë një ish-deputet në të njëjtën zonë, po atë ditë, dhe po heton nëse rastet lidhen mes tyre.

valeria marquez detajet vrasja

Lini një Përgjigje