TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Mars 2026, 13:40

E përmendi në Big Brother, Argjira Spanca reagon pas deklaratës së Rogertit

Shkruar nga Pamfleti

E përmendi në Big Brother, Argjira Spanca reagon pas deklaratës

Një bisedë e zhvilluar së fundmi mes djemve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjet, pasi zbuloi një simpati të veçantë të Rogertit për moderatoren, Argjira Spanca.

Teksa po bisedonte me Shënderitin, Rogerti e ka pyetur nëse e njihte Argjirën. Pas konfirmimit, ai nuk ka hezituar të shprehë hapur mendimin dhe pëlqimin e tij për të. Fillimisht, deklarata e tij ishte e drejtpërdrejtë dhe pa shumë filtra: “Ajo më pëlqen shumë.”

Por biseda nuk u ndal me kaq. Kur Shënderiti reagoi shkurt duke thënë “e mirë është”, Rogerti vendosi të thellojë më tej arsyet e vlerësimit të tij. Ai theksoi se nuk bëhej fjalë thjesht për pamjen e jashtme, por për mënyrën se si ajo paraqitet dhe sillet. “Jo, më pëlqen kështu… E urtë, e mirë, e saktë,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se vlerëson tek moderatorja qetësinë, korrektësinë dhe natyrën e saj të balancuar.

Më tej, Rogerti shtoi se Argjira ka personalitet dhe prezencë të fortë publike. “Po po, ka karakter, ka qëndrim,” – vijoi ai, duke e përshkruar si një vajzë me identitet të qartë dhe me siguri në vetvete. Komentet e tij u perceptuan nga ndjekësit si të sinqerta dhe plot admirim.

Siç ndodh shpesh me momentet që bëhen virale nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, edhe kjo pjesë e bisedës u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. E duket se videoja ka mbërritur edhe tek vetë protagonistja e përmendur.

Argjira Spanca ka reaguar me humor, duke e ripostuar videon në llogarinë e saj në Instagram. Krahas saj, ajo ka shkruar me nota shakaje: “Dika me fol gjera te mira Rogerti ????????”, duke treguar se i ka pritur me buzëqeshje fjalët e banorit.

E përmendi në Big Brother, Argjira Spanca reagon pas deklaratës

argjira spanca rogerti

Lini një Përgjigje