Një debat i fortë është regjistruar së fundmi mes Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt në “Big Brother VIP Albania”. Gjatë përplasjes, Rogerti i përmendi motrën Mateos, çka ka sjellë reagime edhe jashtë shtëpisë.
Pas situatës së krijuar, ka reaguar vetë motra e Mateos përmes rrjeteve sociale, duke shprehur indinjatën e saj për mënyrën si u përmend në debat.
"Kjo është situata më e turpshme që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Turp për burrin dhe babanë që je dhe ca shembulli jep jashtë kaq kisha unë. Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën se as hasmin s'do doja ta shihja aq keq. Po kursehem me fjalët", ka shkruar ajo.
Në vijim të reagimit, ajo ka shprehur mbështetjen dhe vlerësimin për të vëllanë.
"Jam aq krenare për ty dhe për mënyrën si më ke rritur sa nuk kam fjalë ta përshkruaj. Të dua sot nesër dhe përgjithmonë, heroi im", shtoi tutje.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni i formatit do të marrë ndonjë vendim ndaj Rogert Sterkajt lidhur me këtë situatë.
Lini një Përgjigje