TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Janar 2025, 20:14

“E dua nënën time”, Parashqevi Simaku takohet me djalin pas shumë vitesh

Shkruar nga Pamfleti

“E dua nënën time”, Parashqevi Simaku takohet me djalin

Këngëtarja ikonë Parashqevi Simaku ka takuar sot djalin e saj Luke. Dëshira e saj më e madhe prej vitesh, sot është bërë realitet!

Elton Iliriani ka publikuar fotot e momentit emocionues në rrjetet sociale, ku artistja shfaqet krah të birit, duke e përqafuar, një takim që ajo e priste prej vitesh.

Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.

“Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo.

Teksa Iliriani pyet djalin se si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: "Ndihem mirë, e dua!"

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë. Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, i cili u mundësua nga biznesmeni Elton Ilirjani.

Lini një Përgjigje