TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Mars 2026, 10:40

'Duan spektakël? Dhe japin fasule…'/ Mimoza Ahmeti revoltohet me Arbanën, ia fut gjumit në mes të transmetimit

Shkruar nga Pamfleti
'Duan spektakël? Dhe japin fasule…'/ Mimoza Ahmeti
Arbana Osmani

Mbrëmja e parë në edicionin e tretë të Ferma VIP, nuk kaloi pa 'tensione', ku një moment i papritur nga mesi i transmetimit live trazoi atmosferën mes banorëve.

Gjatë prime-it, moderatorja Arbana Osmani njoftoi një vendim që erdhi si pasojë e zgjedhjes së njërit prej konkurrentëve: deri të hënën, banorët do të ushqeheshin vetëm me fasule dhe fruta. Një sfidë që për disa u duk interesante, por për të tjerë  krejtësisht e papranueshme.

Mes atyre që reaguan më fort ishte shkrimtarja Mimoza Ahmeti.

'Duan spektakël? Dhe japin fasule…'/ Mimoza Ahmeti

E revoltuar nga situata, ajo vendosi të tërhiqej nga dinamika e spektaklit në mënyrën më demonstrative të mundshme, u shtri në krevatin e saj dhe mbuloi kokën me batanije, duke injoruar faktin që gjithçka transmetohej live për qindra mijëra shikues.

Në një bisedë me një tjetër banor, Ahmeti nuk kurseu ironinë dhe indinjatën e saj, duke u shprehur:

“Ata me tyren e ne me tonen, diku do dalim. Ja unë do fle, nga inati. Duan spektakël? Dhe japin fasule… Mbulo kokën me batanije dhe mbaje spektaklin! Të më shohë me dylbi ajo… vetëm po i nxora ndonjë cep këmbë… që natën e parë fasule!”

'Duan spektakël? Dhe japin fasule…'/ Mimoza Ahmeti

Ky reagim ka ndezur menjëherë rrjetin, ku publiku mbështet sinqeritetin e saj dhe i duket komike kjo sitiuatë.

Një gjë është e sigurt: Mimoza Ahmeti sapo dhuroi një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni, duke treguar se do të jetë thjeshtë vetvetja.

'Duan spektakël? Dhe japin fasule…'/ Mimoza Ahmeti

arbana osmani ferma vip mimoza ahmeti mimoza ahmeti ferma vip

Lini një Përgjigje