
Massimiliano Varrese, ish banori i ‘BB Italia’, i cili ka pasur një lidhje me Heidin, ka folur sot në ‘Top Arena’.
I pyetur nëse e ka ndjekur ‘BB VIP 3’, ku pjesëmarrëse ishte dhe Heidi, Massimiliano tha se kishte interes për ta parë por kishte vështirësi me gjuhën.
Lidhur me aludimet nëse kënga e tij e fundIt ishte një dedikim për Heidin, Massimiliano kundërshtoi çdo zë të tillë.
Erjola Doçi: Big Brother VIP 3 a e ke parë?
Massimiliano: (Vihet në silket) Kam kërkuar që të ndjek diçka, por kam pasur vështirësi në gjuhën dhe se kam ndjekur më pas
Erjola Doçi: E ke parë Heidin duke vënë unazën, u martua…
Massimiliano: Ishte një BBV shumë i mirë me personazhë shumë të fortë dhe shumë energjikë
Erjola Doçi: Kënga e fundit dedikim për Heidin?
Massimiliano: Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që ka pasur
Erjola Doçi: Nëse do të ishe ti finalist dhe Heidi finaliste kush do të fitonte nga ju të dy ?
Massimiliano: Do ta thotë publiku duke votuar.
Lini një Përgjigje