TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Nëntor 2023, 20:47

“Do isha mbyllur në banesë”, Pike flet për ndarjen me Shakirën: Mënyra e vetme për të dalë i gjallë është të mos i kushtosh rëndësi çdo gjëje

Shkruar nga Pamfleti

“Do isha mbyllur në banesë”, Pike flet për ndarjen me

Ndarja e Shakirës dhe Zherard Pikesë ka qenë një nga temat më virale që një vit e gjysmë më parë, kur kolumbiania dhe spanjolli njoftuan se nuk do të ishin më çift.

Më në fund ish-mbrojtësi i Barcelonës ka vendosur të thyejë heshtjen. Në një bisedë me prezantuesin Xhordi Baste, për radiostacionin katalanas ‘Rac1’, spanjolli ka reflektuar mbi gjithçka ka ndodhur me këngëtaren kolumbiane.

Njerëzit nuk e dinë as dhjetë për qind se çfarë ka ndodhur realisht. Ata bazohen në informacione që kryesisht nuk janë reale. Po t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhej për mua, do të isha mbyllur në banesën time, ose do të isha hedhur nga dhoma e gjumit… E vetmja mënyrë për të dalë i gjallë nga e gjithë kjo është të mos i kushtosh rëndësi çdo gjëje”, deklaroi Pike.

Katalanasi deklaroi gjithashtu se tani nuk duhet të mendojë për çështje të tjera përtej marrëdhënies me partneren e tij aktuale Klara Çia, projektet e tij profesionale dhe mbajtjen private të jetës së tij personale. Për të përfunduar, ai e cilësoi si “cirk” gjithçka që ndodhi pas ndarjes nga Shakira, edhe pse thotë se është i vetëdijshëm se “është pjesë e spektaklit”, pasi është personazh mediatik.

 

zherard pike ish-mbrojtësi i barcelonës shakira

Lini një Përgjigje