TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Janar 2024, 11:44

Debate të ashpra mes Merit dhe Sarës, grupi i Ilnisës pret litarët duke kaluar në nominim

Shkruar nga Pamfleti

Debate të ashpra mes Merit dhe Sarës, grupi i Ilnisës pret

Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve dje një sfidë, ku 3 të preferuarit e publikut duhej të zgjidhin një e nga një banorët e tjerë, për të krijuar grupet e tyre. Më pas ata do të lidhnin duart me litar me njëri-tjetrin. Grupi që do të rezistojë deri në fund ka një avantazh, do të fitojë imunitet për nominimet e ditës së martë.

“Banorë, Ilnisa, Juli dhe Romeo, si të preferuarit e publikut kanë të drejtën të zgjedhin grupin e tyre për sfidën e ardhshme. Zgjedhja do të bëhet një e nga një duke filluar e para Ilnisa me rend alfabetik dhe më pas Juli dhe Romeo.

Grupet do të ndahen me 8 banorë secili. Pasi të jeni ndarë, ju do të lidhni duart me njëri-tjetrin. Të vetmet duar të lira në grup do të jenë ato të banorit të parë që nis zinxhirin dhe të banorit të fundit që e mbyll. Nëse një pjesëtar i grupit vendos të dorëzohet, atëherë i gjithë grupi duhet të zgjidhet. Për t’u zgjidhur mund të përdorni gërshërët që janë në living.

Grupi që reziston deri në fund, fiton imunitet për nominimet e ditës së martë”, thuhej në njoftimin e Vëllait të Madh.

Ndërkohë i pari grup që vendosi që të përfundonte lojën është ai i Ilnisës i përbërë nga Meritoni, Albi, Sara, Meri, Ervini, Erjola dhe Graciano. Kjo ndodhi për shkak të debateve të ashpra që patën Sara me Merin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

grupi i ilnises litaret nominim

Lini një Përgjigje