TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Mars 2023, 16:29

Cili nga banorët do të penalizohet? Një tjetër zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Shkruar nga Pamfleti

Cili nga banorët do të penalizohet?  Një tjetër zarf i zi

Big Brother prej javësh ka ashpërsuar shumë rregullat e lojës. Shkak për këtë është bëra gjuha e përdorur shpesh mes banorëve.

Ditëne e sotme banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ janë tronditur me ardhjen e një zarfi të zi. Lajmi për këtë penalitet nuk u prit aspak mirë mirëpo kishte edhe nga ato banorë, që aluduan.

Një prej tyre ishte Olta. Aktorja e njohur, e cila është bërë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, mendon se zarfi ka lidhje me të dhe Qetsorin. Sipas banores, do ketë penalitet për faktin se ata kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet.

Nuk dihet ende se cili nga banorët do marrë penalitet, mirëpo nëse ka të bëjë me Oltën, kujtojmë se për të është paralajmërimi i fundit, ç’ka mund të sjellë përjashtimin nga shtëpia.

Por një pjesë e banorëve janë shprehur se mes tyre nuk ka pasur debate të forta me tone ofenduse, dhe një ndër arsyet mund të jetë se njëri nga banorët e rinj ka dhënë informacione nga jashtë

Mbetet për t’u parë në mbrëmjen e sotme, se cili do të jetë i penalizuari këtë herë nga zarfi i zi.

Diskutimi:

(Dikush thotë: zarf i zi)

Kiara: Qyqa!

Luizi: Është i mbyllur, hapet në Prime.

Olta: Ndoshta është për mua dhe Qetsorin

Luizi: Pse? Për nominime?

Qetsori: Edhe ndoshta.

Luizi: Për nominime të kaluara? Se kjo nuk është problem.

Olta: Jam e bindur që është për nominime, se për to kemi bërë namin.

 

Lini një Përgjigje