TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Nëntor 2023, 11:06

‘Bullicë’/ Katerina Trungu: Kam shtuar në peshë dhe do vazhdoj të shtoj

Shkruar nga Pamfleti

‘Bullicë’/ Katerina Trungu: Kam shtuar në peshë dhe

“Shko dobësohu se je bërë si lopë”, “ Bullicë” ! Nisur nga këto komente, moderatorja e “Shije Shtëpie” Katerina Trungu ditën e djeshme, gjatë emisionit të saj, ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

Ndër të tjera ajo u shpreh se kohët e fundit ka marrë shumë mesazhe ofenduese në Instagram për peshën e saj (duke mos e ditur që është shtatzënë), por për të janë kilogramët më të bukur në jetë.

“Sa i përket atyre pastaj që u ndalën, për fat të mirë dy komente, që u ndalën te paraqitja ime. Njëra më drejtohej “shko dobësohu se je bërë si lopë” apo tjetra më thoshte “bullicë”. Unë vërtet kam shtuar kilogramë kohët e fundit, por këto janë kilogramët më të bukur në botë, jam shumë e lumtur që i kam shtuar dhe do të shtoj më shumë në muajt në vazhdim,”-tha ajo.

kateringa trungu mbi peshe

Lini një Përgjigje