
Alba dhe Buçi zhvilluan një takim në studion e “Për’puthen” për t’u sqaruar me njëri-tjetrin pas debateve të fundit, por sërish gjërat nuk shkuan siç duhet.
Konkurrenti hodhi akuza ndaj Albës, duke e cilësuar manipuluese dhe mashtruese, dhe vajzë që e ka mendjen vetëm tek paratë.
Të dyja palët degraduan debatin duke folur me tone të ashpra, deri në momentin që konkurrentja braktisi takimin. Pavarësisht këtij veprimi Buçi vijoi deklaratën e tij.
Buçi: Truri yt bën lojëra dhe nuk të lë të shohësh të vërtetën. Ti je vajzë shumë e zgjuar. Çfarë flet ti në prapaskena nuk është e njëjtë kur ndizen kamerat. Më ke akuzuar mua se kur ndizen kamerat ndryshoj, por je ti ajo që ndryshon sapo ndizen kamerat.
Alba: Unë kur kam ardhur këtu kam ardhur që të jem vetvetja. Ndërsa ti më thua manipulatore, mashtruese. Ku bazohesh që nuk jam e njëjta? Se i mënjanoni bisedat.
Buçi: Meqë s’e more vesh në fillim, se po ta kishte marrë nuk do të vazhdoje. Ti nuk do të dalësh nga muhabeti. Ti kërkon faktet kur nuk i ke vetë. Nëse flet kështu do të ngelesh vetëm një 45-vjeçare me pesë mace përreth. Truri yt mendon që di se çfarë duam dhe kërkojmë ne djemtë.
Nuk e përballon Buçin ti. Nuk e mashtron dot popullin. Ti je materialiste, je oportuniste, edhe më rëndë. Mos shani kot Gabrielën. Kjo është ujk dhe sot u kuptua kush është Alba. Mua nuk ma fut dot. Ti je oportuniste.
Më shumë se ‘Përputhen’, spektakli duhet të quhej ‘Përballje’, pasi vajza e djem duket se kanë vajtur për të bërë sherr e jo për t’u bërë çift.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje