TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Dhjetor 2023, 09:54

Jennifer Aniston rrëfen vështirësitë e xhirimit të skenave me ‘pullë të kuqe’

Shkruar nga Pamfleti

Jennifer Aniston rrëfen vështirësitë e xhirimit të

Jennifer Aniston interpreton me Jon Hamm në sezonin e tretë të programit të saj Apple TV+ “The Morning Show” dhe te dy aktorët shihen në një nga episodet në skena mjaft intime me njëri-tjetrin.

Skena ishte ‘e nxehtë’, teksa Aniston krejtësisht e zhveshur rrotullohej ne shtrat me aktorin e ‘Mad Men’, që vendos duart mbi gjoksin e saj të zhveshur.

Në numrin e ri të ‘Variety’, Aniston i tha bashkëpunëtores së saj në “Morning Show”, se e pyeten nëse ndihej mirë duke xhiruar këto skena.

“Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë vij nga kohëra te lashta, kështu që thashë: “Çfarë do të thotë kjo?” Ata thanë: “Aty ku dikush të pyet nëse je mirë” dhe unë them, “Të lutem, kjo është e sikletshme mjaftueshëm”,-u shpreh aktorja.

“Ne jemi të rritur, mund ta kuptojmë këtë”-i tha Reese Jennifer.

Aniston është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj.

Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.

 

jennifer aniston skena te nxehta

Lini një Përgjigje