TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Tetor 2024, 12:32

Bora dhe Heidi në ‘Goca dhe Gra’, dy (ish) kunatat shtojnë dyshimet se nuk ka ndarje me Romeon

Shkruar nga Pamfleti

Bora dhe Heidi në ‘Goca dhe Gra’, dy (ish) kunatat shtojnë

Një nga lajmet që shkaktoi pak zhurmë në lidhje me punatatën e parë të programit “Goca dhe Gra” ishte përzgjedhja e Bora Zemanit si e ftuara e parë e këtij sezoni.

Kjo për shkak të prezencës së Heidi Bacit në panel si një prej moderatoreve të programit, e cila kohët e fundit është përfolur për ndarjen nga Romeo Veshaj.

Mirëpo u duk se mes dy gocave ujërat ishin të qeta dhe marrëdhënia e tyre shkonte më së miri.

Pas hyrjes në studio, Bora komplimentoi moderatoret dhe u uroi suksese për këtë startim të ri, ndërsa për Heidin tha duke qeshur: “Më shumë do jem dakort me Heidin, por do ju dëgjoj të gjithave”.

Më pas, dy vajzat folën për pushimet verore të cilat i kaluan së bashku në shoqëri të partnerëve të tyre, Romeo dhe Donald.

Bora dhe Heidi thanë se ia kaluan shumë bukur, ndërsa teksa u pyetën se ku do të shkojnë për Vitin e Ri, ato u përgjigjën: “Nuk e dimë, ka kohë, është akoma larg”, duke e anashkaluar situatën.

Të dyja vajzat nuk treguan se ç’ka ndodhur me romancën me Romeon, por nga biseda u kuptua se Heidi nuk është ndarë me aktorin, duke i dhënë të drejtë zërave që kanë dëshmuar se Baci në ambientet e Top Media qëndron me Veshajn.

heidi dhe bora goca dhe gra

Lini një Përgjigje