
Bledi Mane gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV2 pati disa përplasje me Dea Mishel Hoxhën, me të cilën jashtë lojës ata ruanin raporte të mira me njëri-tjetrin.
E së fundmi, teksa ishte pjesë e panelit të “Trotuar” në “E Diell”, Mane rrëfeu një episod që pati me prindërit e Deas teksa ndodheshin në kalanë e Gjirokastrës. Gazetari tregoi se teksa ishte gjendur për një moment pranë tyre, ata i kishin kërkuar llogari se përse ishte kapur me ish-banoren gjatë spektaklit.
“Isha një natë tek festivali i Gjirokastrës, ishte plot me njerëz, isha shumë në siklet sepse duke ngjitur shkallët ishte mamaja e Deas që më kërkonte llogari se pse isha kapur me Dean. Ishim të tre, mezi po merrnin frymë, por ishin të dy prindërit e Deas.”-tregoi Bled Mane.
Lini një Përgjigje