TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Mars 2023, 10:29

Bledi Mane parashikon finalistët e BBV: Aty brenda ka vetëm hipokrizi, njësoj janë edhe jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Bledi Mane parashikon finalistët e BBV: Aty brenda ka vetëm hipokrizi,

Gazetari dhe njëkohësisht ish banor i Big Brother Vip 2, Bledi Mane ishte sot i ftuar në Wake Up,  

Ai ka folur në lidhje me banorët se si i ka parë nga afër. Ai u shpreh se banorët që e meritojnë vërtet finalen janë padiskutim Olta dhe Luizi, ndërsa dy tjerët që mund të shkojnë “zvarrë-zvarrë” janë Kristi dhe Deamishel. Ai ka bërë nga një përshkrim të shkurtër për secilin nga banorët:

“Qetsori në BB është si të më fusësh edhe njëherë mua në klasë të parë, ashtu më duket mua.

Kiara është një vajzë shumë e mirë, por aty nuk ishte për lojë, ishte vetëm për famën. Ajo nuk ishte vetvetja. Në lidhje me marrëdhënien me Luizin, nuk i shoh bashkë, janë dy karaktere komplet të kundërta.

Kristi nuk do njeri o njerëz, do pasqyrën dhe babain e vet.  Dea është një “vrasëse” në sensin e lojës, të vret me fjalë, është e kalkuluar dhe po “zvarrë-zvarrë” e shoh edhe në finale”. Është e vetmja aty që ka bërë që Luizin ta nxjerrë nga vetja.

Aty brenda nuk ka dashuri, ka vetëm hipokrizi. Shkencërisht ne nuk mund të rrimë të imponuar, 2-3 ditë mund të shtiren, pastaj janë vetvetja. Ata që po shihni aty brenda, ata janë edhe jashtë, lëre ç’thonë i bëjmë për lojë”, tha Bled Mane për Wake Up.

bledi mane bbv2 hipokrizi

Lini një Përgjigje