TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Dhjetor 2024, 21:43

"Big Brother Vip 4"/ Kush janë dy personazhet e panjohur për publikun që i bashkohen show-t

Shkruar nga Pamfleti

"Big Brother Vip 4"/ Kush janë dy personazhet e panjohur për

6 banorë të rinj do të bëhen pjesë e show-t televiziv “Big Brother Vip 4”. Mes tyre do të jenë dhe personazhe të panjohur. Ata do të qëndrojnë veçmas, pra janë kandidatë për t’u bashkuar me personazhet Vip dhe për t'u bërë pjesë e BBV 4.

“Big Brother VIP” vjen me një risi të re këtë sezon, me një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat. Ajo do të quhet “Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, e frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grim.

Në të do qëndrojnë personazhe jo publikë, që do duhet të fitojnë të drejtën për t’iu bashkuar personazheve të tjerë. Ata do zgjedhin “Borëbardhën” e tyre, që do jetë një nga personazhet Vip, djalë apo vajzë.

Dy personazhet e parë që bëhen pjesë e show-t janë një çift të cilët do të funksionojnë si një konkurrent i vetëm. Briseida dhe Jori janë një çift i cili janë njohur në rrjetin social "Tik Tok" dhe kanë 10 vite diferencë mes tyre. Gjatë klipit prezantues, mes batutave çifti lanë të hapur mundësinë e t'u bërit prindër brenda shtëpisë.

Briseida: Se mos fle me çupat e tjera atje, mund ta nisim para kohe bebin?

Jori: Pse jo dhe diçka ndryshe në Big Brother që të nisim një bebe të dytë.

Personazhi i radhës që bëhet pjesë e BBV është Heida, 23-vjeçe nga Shkodra.

Lini një Përgjigje