
Fjalët për një krizë mes Big Basta dhe bashkëshortes së tij Vesa Luma, sa vijnë edhe shtohen. Thuhet se shkak është bërë hyrja e reperit në Ferma Vip.
Pas gjithë aludimeve në rrjet, në fermë është vendosur kënga e Vesës dhe Big Basta e ka vallëzuar pa asnjë kompleks. Por, teksa tundej nën ritmin e këngës së bashkëshortes, reperi sërish ka përshëndetur me një puthje vetëm të birin. Asnjë fjalë e asnjë gjest për Vesën, gjë që vërteton edhe më shumë se mes çiftit gjithçka ka mbaruar.
Ndërkohë në rrjetet sociale të secilit nuk ka asnëj ‘gjurmë’ të partnerit/es.
Urojmë që të jetë vetëm një krizë dhe të dy artistët të gjejnë kohë për të reflektuar dhe për të kuptuar se djali i tyre, më shumë se për çdo gjë, ka nevojë për dy prindër që duhen dhe qëndrojnë bashkë, pavarësisht çdo gjëje.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje