TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Dhjetor 2024, 15:08

Beyonce i dërgon mesazh stilistit shqiptar: Ti bën magjinë të ndodhë

Shkruar nga Pamfleti

Beyonce i dërgon mesazh stilistit shqiptar: Ti bën magjinë

Stilisti shqiptar Valdrin Sahiti ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij. Ai ka marrë një tufë madhështore me trëndafila të bardhë dhe një letër falënderimi nga vetë Beyonce. Në mesazhin e saj, ylli botëror e falënderon Sahitin për krijimin e fustaneve më të bukura dhe për energjinë pozitive që i ka sjellë.

“Valdrin, faleminderit shumë që bën magjinë të ndodhë dhe krijon fustanet më të bukura! Të dërgoj gëzim dhe dashuri. Beyonce,” shkruhet në mesazh.

Ky gjest i veçantë konfirmon bashkëpunimin mes stilistit shqiptar dhe një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore.

Beyonce i dërgon mesazh stilistit shqiptar: Ti bën magjinë

beyonce valdrin sahiti

Lini një Përgjigje