TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Janar 2024, 12:58

Besa dhe ne të pa besët!

Shkruar nga Adrian Sulo

Besa dhe ne të pa besët!

Ndoshta mungesa e garës është arsyeja pse artistët më të mirë nuk paraqiten në festival. Kjo e ka zbehur festivalin....

Besa Kokëdhima është këngëtarja Shqiptare që me "Zemër N'dorë" do të përfaqësojë muzikën Shqiptare në eventin Europian të muzikës.

Pa dyshim që një sukses i tillë do ishte ëndër e çdo këngëtari po kush të lë të shijosh suksesin..

Thashethemet nisën që gjatë konkurimit dhe vazhdojmë dëgjojmë përditë "xhevahire" nga agjensia përkatëse. Me shumë gjasa edhe unë do bëj pak kritizerin dhe do shtoj dicka për agjensinë e thashethemeve.

Në fillim Besa u shigjetua për veshjen kombinuar me qesëndinë për operacionet plastike.

S'jam aspak dakort me gjykimin per veshjen se fundi i fundit artistet gjithmonë kanë qënë estravagantë e për më teper veshja ishte artistike dhe jo shumë ekstravagante...

Po plastika?

Kjo është për të qeshur. Po kush jemi ne që të gjykojmë një femër pse kryen operacione plastike???.....unë kam vetëm një vrejtje këtu në fakt.... Besa kishte trup perfekt edhe pa ndërhyrjet estetike. Mirë do ishte që ato para ti kishte përdorur për bamirësi ose për mbrojtjen e kafshëve meqë e ka marë si kauzë.

E akuzojnë Besën per kopjim biti. Se di kush është lodhur për të gjetur një ngjashmëri me refremin e një kënge tjetër por ka haruar se Besa është këngëtarja dhe jo kompozitorja.

Duket thjesht keqdashje ose në rastin më të mirë zili.

Po unë...mendoni se do rri dhe unë pa hedhur dy gurë?

E dëgjova Besën në një emision se kjo këngë nuk është bërë për në festival por synoj cmimin e parë.....mos vallë kënga ishte bërë posacërisht për në eurovizion??

Sot si kudo nuk ka garë në fakt dhe ndoshta edhe unë që di të mbaj vetëm iso mund të shpallem fitues.Mjafton të paraqitesh me një këngë dhe të paguash një call-center që të votojë dhe ja ke dalë të jesh fitues.

Ndoshta një mekanizëm më i mirë vlerësimi është i nevojshëm. Fjala vjen votat e publikut duhet te kombinohen me vlerësimin e jurisë.

Më parë në fakt duhet zgjedhur një juri prestigjoze dhe transparencë për votat e publikut.

Ndoshta mungesa e garës është arsyeja pse artistët më të mirë nuk paraqiten në festival. Kjo e ka zbehur festivalin....

Gjithsesi kënga e Besës më ngjiti si rallëherë që herën e parë që e dëgjova dhe mendoj se do na përfaqësojë denjësisht.

Besa është një femër inteligjente përvec se e bukur dhe një zë potent pa as më të voglin dyshim.

Suksese Besa!

besa

Lini një Përgjigje

Forum