TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Janar 2024, 10:09

BBVA apo BBVK? Nis “lufta” për audiencë mes dy “Vëllezërve të mëdhenj”

Shkruar nga Pamfleti

BBVA apo BBVK? Nis “lufta” për audiencë mes dy

Big Brother Vip Albania startoi dhe 18 banorët e parë të shtëpisë nuk po lenë gjë pa bërë që në nisje të shfaqjes reality.

Top Channel ka publikuar një artikull ku shkruan se përmes një studimi është zbuluar se “BBVA” po arrin një sukses të madh duke lënë në hije “BBVK”.

TCH: Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”.

Pas shkrimit të TOP Channel, ka reaguar edhe gazetari Diamant Bajra, i cili shprehet se ato që ka thënë Top Channel nuk janë të vërteta pasi “BBVK” ka patur audiencë shumë më të lartë se “BBVA”.

Diamant Bajra: Top Channel, duke iu referuar dhjetra kërkimeve në platformën Google paska pretenduar se ka thyer rekorde me tërheqje të audiencës nga Kosova. Pra kanë marrë për bazë minimumin e audiencës nga orientohet për BB për të paraqitur si sukses. Mos ashtu se po dilni keq!

 

bbva bbvk lufte audience

Lini një Përgjigje