Erjola është banorja e cila la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme, por bileta e fatit ishte në anën e saj.
Ajo nuk ka arritur ta kapërcejë nominimin e vështirë, por ka qenë bileta e kthimit ajo që ndryshoi fatin e banores.
Erjola rikthehet dhe njëherë në shtëpi, duke u bërë banorja e dytë që e bën këtë gjë pas Sara Gjordenit.
“Më vjen inat sepse Ilnisa më tha se sot fillon lufta. Tani ta shohim lojën”, ishin fjalët e saj përpara se të rikthehej në shtëpi nga studio.
Ndëkrohë dje ka pasur një banor surprizë. Fituesi i “BB3” Jetmir Salaj është rikthyer që të jetë sërish një konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Kohët e fundit, kjo lojë ka rrëshqitur nga binarët. Jo me atë që bëja unë. Unë kam qenë 25 vjeç, tani jam 40. Kjo revolta ime e brendshme më bëri që të vijë. Ta vëmë në shina këtë lojë. Të mos mallkojmë e të shajmë. Mendoj se kjo rezonanca e ‘Big Brother’-it është përtej oqeanit. Diaspora ndjek gjithçka që ndodh në këtë vend. Kjo më bëri të vijë këtu dhe ta fitoj këtë lojë.
Jetmiri nuk ka qenë fans i Luizit dhe nuk është fans i Romeos. Jetmiri është fans i së vërtetës. Unë s’kam qenë fans i Luizit, por kam bashkëvuajtur me Luizin për ta shpallur fitues. Unë do fitoj Big Brother-in dhe do i tregoj se fitohet pa të shara”, ishin fjalët e para të Jetmirit.
Lini një Përgjigje