
Rita Ora mbërriti dje në Kosovë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, i cili vizitoi për herë të parë Prishtinën. Ajo dhe Taika Waititi u mirëpritën nga kryeministri Albin Kurti dhe regjisori i famshëm ndau ndjesitë e tij të para për vendlindjen e saj.
“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë”, tha Waititi, i cili është me origjinë nga Zelanda e Re.
Rita Ora dhe Taika Waititi u takuan për herë të parë në vitin 2018, në një barbecue që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A. Mirëpo, vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të dilnin bashkë. Rita i propozoi gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që u mbajt në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht.
Lini një Përgjigje