TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Maj 2025, 10:25

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti kanë qenë dy nga personazhet më të përfolura të edicionit të dytë të “Ferma VIP”.

Gjatë qëndrimit të tyre në Fermë, ata krijuan një lidhje të ngushtë, e cila u pasua nga momente të diskutueshme që ndezën kuriozitetin e publikut. Një episod i veçantë ndodhi kur, pas një debati mes tyre, ata bashkuan krevatet dhe kaluan natën së bashku, duke nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Më pas, në rrjet qarkulloi një tjetër video ku dukej se brenda ambienteve në Ferma Vip, dy fermerët kanë kryer marrëdhënie intime me njëri-tjetrin. Nuk ishte e sigurtë nëse protagonistët ishin Alba dhe Limi, megjithëse lajmet qarkulluan për këto dy personazhe duke qenë se ishin krijuar dhe çift brenda atij realityshow.

Por, pas daljes së të dyve nga Ferma, kurioziteti nëse janë ose jo bashkë është mjaft i madh. Këtë kuriozitet për fansat e ka shuar Alba me një postim në Story në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto krah Limit ku ka shkruar një ndër shprehjet e saj virale gjatë qëndrimit në fermë, “Loyalty over love” (besnikëria mbi dashurinë).

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për

Lini një Përgjigje