TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Nëntor 2025, 13:38

Arta Dade: Kam prezantuar Festivalin e XIII-të të RTSH kur isha studente

Shkruar nga Pamfleti

Arta Dade: Kam prezantuar Festivalin e XIII-të të RTSH kur isha

Ish-deputetja dhe ish-ministrja Arta Dade ishte e ftuar në Goca dhe Gra ku ka treguar më shumë për jetën e saj. Ajo rrëfeu edhe një eksperiencë si prezantuese që pak vetë e dinë. Politikania tregoi se ka prezantuar Festivalin e 13-të në RTSH kur ishte studente e anglishtes:

“Kur kam prezantuar Festivalin e 13-të të Radio Televizionit Shqiptar, ishte edhe dy vjet pas Festivalit të 11-të dhe donte pak guxim. Aq më tepër unë që nuk kisha lidhje fare me qarqet artistike, isha studente e anglishtes dhe nuk refuzova, pranova. Partneri im, kur dola nga grimi më tha ‘Sa e bukur je bërë!’. Me thënë të drejtën, nuk i fola gjatë gjithë kohës, sepse m’u duk si një gjë e rrallë që mora një compliment. Pastaj me kalimin e kohës u mësova dhe madje, mërzitemi kur nuk na bëjnë komplimenta”. /Pamfleti

 

arta dade festivali prezantuese

Lini një Përgjigje