TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Mars 2023, 22:49

Arbër Hajdari ja thotë të gjitha Kiarës: Je arrogante me Luizin, nuk e kuptoj dot sjelljen tënde

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hajdari ja thotë të gjitha Kiarës: Je arrogante me

Kur në shtëpinë e “Big Brother”, u vu në zbatim loja siameze, ku banorët u ndanë në dy çifte. Luizi ishte çift me Oltën, ndërsa Kiara me Dean. Loja siamze nisi pas spektaklit të kaluar dhe një ditë më pas, Luizi shfaqi probleme shëndetësore.

Ai tha se kishte dhimbje koke dhe për më shumë se 24 orë, nuk ishte shumë i përfshirë në bisedat apo debatet në shtëpi.

Ndonëse ai e shprehu shqetësimin e tij, lidhur me dhimbjen që kishte, Kiara u tregua shumë indiferente dhe thuajse nuk u interesua aspak për ktë. Ajo që nuk pritej, ishte se Olta herë pas here i qëndroi pranë Luizit, duke e pyetur nëse ishte qetësuar, apo nëse kishte nevojë për diçka.

Pikërisht distanca e Kiarës, nuk u prit mirë nga Luizi. Ky i fundit i tha Kiarës se në një lidhje ka dashuri, vëmendje dhe përkushtim dhe se ajo nuk i dha asnjërën prej tyre.

Ata debatuan për më shumë se 1 orë, ndërsa Kiara i tha Luizit se ai e bën shumë tragjike dhimbjen e kokës dhe se me sjelljen e tij, po e nxjerr atë shumë keq në sy të publikut.

Sipas Luizit, ajo duket shumë keq me sjelljen e saj kundrejt tij dhe se ajo po duket shëmtuar në sy të publikut.

Kiara u përplas edhe me Oltën, pasi kjo e fundit i tha asaj se është e turpshme mënyra se si ajo nuk u interesua për shëndetin e Luizit.

Debati i krijuar mes Luizit dhe Kiarës, u komentua edhe nga opinionistët. Arbër Hajdari tha se këtë herë nuk gjen argument për të justifikuar ftohtësinë e Kiarës.

Kiara: Shumë situata këtu, kanë treguar se Olta bën disa veprime për të shfrytëzuar gjithçka për lojë. Nuk e mohoj faktin që Olta është e ndjeshme, por jo deri në pikën që ajo të duroj gjithçka ka bërë Luizi. Më vrau komenti i saj për shkak të ftohtësisë time në atë situatë. Nuk ka të drejtë Olta të ndërhyjë këtu. Luizi dhe Olta kishin bërë një bisedë me njëri-tjetrin që ata donin të më vinin mua në lojë.

Arbër: Kësaj rradhe nuk gjej arsye, për ta justifikuar sjelljen e Kiarës, se si mund të jetë aq indiferente ndaj të dashurit të saj. Ajo e ka obligim përkujdesjen. Nuk e justifikoj dot komentin “Hemo se nuk të dhemb aq shumë koka”. Nëse Olta po bën lojë, luaj dhe ti o Kiara. Kur personi yt i dashur të thotë që është sëmurë, nuk gjej argument të justifikoj veprimin tënd.

Kiara: Jemi shumë të ngarkuar, është dita e 80. Gjërat shihen ndryshe nga ekrani, ndryshe janë këtu.

Luiz: Arsyeja që nuk u afrua Kiara kam qenë unë. I thash unë mos më rri pranë se nuk doja zhurmë.

Kiara: Unë dashurinë time e tregoj në mënyra të tjera, nuk e tregoj duke i dhënë puthje apo duke i zier çaj.

Arbër: Ti ndonjëherë ke një sjellje arrogante.

Kiara: Të dy e kanë bërë këtë gjë, për të më vënë në lojë. Nuk ishte edhe aq e madhe.

Zhaklin: Unë këtë ngjarje e kam parë si luftë pushtetesh. Mërzinë e Kiarës e kuptoj dhe e justifikoj. Luizi i ka dhënë pushtet Kiarën dhe ajo njësoj si Deamishel po luan fort dhe e shikon veten në finale me Luizin. Kiara duhet ta pyeste Luizin nëse ai është mirë ose jo. Sa i përket Oltës, ajo ka patur nevojë edhe për dashuri dhe mbase e ka “përdorur” Luizin për më vonë.

luizi hajdari kiara bbv

Lini një Përgjigje