TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Dhjetor 2024, 12:05

“Arbenita abortoi më herët fëmijën tim”, Fero: Nuk e kam dhunuar, më kërkoi marrëdhënie si 50 hijet e Greit

Shkruar nga Pamfleti

“Arbenita abortoi më herët fëmijën tim”, Fero:

Shumë i përfolur kohët e fundit për një jetë të trazuar private, Fero i tha të gjitha në “Glamour Zone”. Ai theksoi se nuk e ka dhunuar asnjëherë Arbenitën, pretendim i ngritur në gjykatë nga kjo e fundit, përveç në një rast, ku sipas tij, ajo ia ka kërkuar vetë.

Fero u shpreh se kur kanë qenë të lidhur, teksa kanë qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”, Arbenita i ka kërkuar të sillet si aktori kryesor.

Është edhe diçka që ne e shohim kudo në internet. Bëhet fjalë për një urdhër mbrojtje që ish-bashkëshortja ka ndaj teje.

Fero Fera: Në Maqedoni?

Ester Bylyku: Po, është një urdhër mbrojtje që ajo ka ndaj teje.

Fero Fera: E ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjatë vitit 2023 në korrik, kthehem unë në shtëpi. Po të tregoj historinë se pse kam qenë unë në burg. Se edhe në burg kam qenë padrejtësisht. Unë e kam nuhatur se kohët e fundit ajo mundohej të më inçizonte, tinëz dhe u mundonte me nxjerr fakte. E mësonin motrat e veta, për të më marrë vajzën. Gjithçka ishte e planifikuar prej saj. Më bëri disa pyetje. Po, që na ka ndodhur një herë me nënën e vajzës, ku unë kam ushtruar një lloj dhune ndaj saj. Ka qenë kur kemi qenë në dashuri dhe kemi qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”. E kemi parë filmin dhe ajo donte të veproja unë si aktori. Ka ndodh gjatë një marrëdhënieje dhe kur ndodhi ajo ka fotografuar veten. Ato foto i ka ruajtur.

Sigurisht, e dhunuar nga ty.

Fero Fera: Ajo e ka lyp. A je duke më kuptuar? E ka fotografuar veten dhe unë mendova se ka qejf të shikojë veten në atë mënyrë. Gjithsesi, në ditën kritike, unë pasha Allahun, e bëj Allahun be, nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj.

Fero Fera ka zbuluar se ish-partnerja e tij, Arbenita Ismajli ka pasur një abort para vajzës së tyre.

Ajo tentativa e bukur, me ato fjalët e bukura që ke thënë, ka qenë tentativa e fundit?

Fero Fera: Të të them të drejtën edhe atëherë kam pasur dyshimet e mia, edhe gjatë kohës kur kemi qenë bashkë, sepse kanë ndodhur disa gjëra mes meje dhe saj. Pasi bëmë vajzën, se më parë ajo ka pasur një herë abort me mua.

I ndodhi padashje apo vendosi vetë?

Fero Fera: Nëse ti ke një herë abort dhe të dytën herë ke vajzë apo djalë, a është prej qejfit apo prej zorit? Domethënë aborti është prej zorit.

arbenita fero abort dhune

Lini një Përgjigje