
Një ‘përplasje’ virtuale sapo ka filluar mes personazheve të njohura të showbizit. Bëhet fjalë për Rene Reffo dhe Antonela Berisha. Kaq iu desh rrjetit për t’u ndarë në kampe dhe një lumë komentesh kanë shpërthyer pas postimit të bërë nga Renne, ku habitet për daljen e Antonelës në televizion.
Pas publikimit të promos së emisionit “Goca dhe Gra” ku bëhet me dije se e ftuara e radhës do të ishte Antonela Berisha (siç edhe ndodhi), Rene Reffo e ka hedhur në Instagramin e saj me mbishkrimin: “Ore kjo është për burg për çfarë del në Tv?”.

Rene i referohet skandalit të ndodhur pak kohë më parë ku Antonela së bashku me motrën e saj Mariela, sulmuan barbarisht në një prej lokaleve të Tiranës, Klea Prengën me pretekstin se kjo e fundit i kishte marrë burrin Marielës. Klea mbeti me lëndime serioze në fytyrë pasi u godit nga një gotë duke i lënë dhe shenja të parikuperueshme.
Pas disa kohësh në arrati, motrat Berisha vendosën të dorëzoheshin në polici ndërsa tashmë Antonela është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërsa Mariela ndodhet në “arrest shtëpiak”.
Pas daljes tek Goca dhe Gra, Antonela u shpreh e penduar për gjestin me Klean.
Lini një Përgjigje