
Spektakli i djeshëm në ‘Big Brother Vip Kosova’ u shoqërua me debate e përplasje të forta mes banorëve dhe jo vetëm. Dje u shfaq një klip nga debati mes Shqipes, Adrit dhe Bucit të ndodhur gjatë javës.
Shkak është bërë një pyetje që Buci i ka bërë Adrit, e këtij të fundit nuk i ka pëlqyer aspak.
“Pse ke hyrë në BB për femër, pasi ti je i fejuar me Ilijanën?!”, ishte pyetja e Bucit.
Për ta komentuar LIVE ndërhyri edhe Shqipja, ku më pas Alaudini iu kthye i nervozuar duke i thënë: “Mos më luaj moralisten”.
Lini një Përgjigje