TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Prill 2024, 15:27

Akuzohet për ngacmim seksual, policia franceze ndalon aktorin Gerard Depardieu

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për ngacmim seksual, policia franceze ndalon aktorin Gerard

Policia franceze ka ndaluar për të marrë në pyetje aktorin e njohur, Gerard Depardieu, pas akuzave për sulme seksuale të ngritura nga dy gra.

Aktori 75-vjeçar, i cili ka marrë pjesë në më shumë se 200 filma dhe seri televizive, u akuzua për përdhunim në vitin 2020.

Ai u detyrua të ndalonte karrierën e tij vjeshtën e kaluar pasi ngritjes së akuzave për ngacmime seksuale.

Depardieu tashmë përballet me një akuzë përdhunimi, si dhe pretendime për ngacmime nga disa gra, akuza të cilat i ka mohuar të gjitha.

“Kurrë nuk kam abuzuar me një grua”, deklaroi Depardieu për gazetën Le Figaro në tetor.

Pas nisjes së procesit gjyqësor u hoq menjëherë skulptura e tij prej dylli nga muzeu i punimeve të dyllit ‘Musee Grevin’ në Paris.

Gjithashtu rajoni frankofon i Quebec në Kanada i hoqi atij titullin e nderit më të lartë.

Lini një Përgjigje