
Sara Gjordeni ka rrëfyer sot për ndarjen nga Endrik Beba, këngëtarin me të cilin ka pasur një histori dashurie vite më parë, e sot janë të dy banorë të Big Brother.
Teksa shihte Endrikun që qëndronte me Bardhin, Sara tha se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës.
Sara: Sa e çuditshme është që po shoh ex-in tim me Bardhin duke folur, bababa…
Albi: Ka qenë ex-i yt? Ça thua ti
Sara: Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qen
Albi: Dëgjova diçka kur hyri, nuk e di…
Sara: Disa muaj ka qenë, apo një vit. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prap kur erdhi i thashë dje hajde flasim. E dija që nuk do vijë i thashë për shkak të situatës së Bardhit po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin. Se këtu ka lojëra që do rrish ngjitur dhe për të mos u bërë ajo situata e sikletshme. E vlerësoj tha. Megjithatë i thashë uroj mos të jesh më njeri që ke qenë.
Lini një Përgjigje