
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar listën e saj prej 110 kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme më 28 dhjetor.
PDK do të paraqitet me numrin 130 në fletëvotim, që sipas partisë simbolizon fitore dhe zhvillim.
“130 është numri i bashkimit për Kosovën. Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores!”, shkruhet në postimin e partisë.
Lista përfaqëson një kombinim të energjisë së re dhe përvojës, me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë.
PDK thekson se “kjo listë sjell profesionalizëm dhe qasje moderne në politikë, duke përfaqësuar të gjitha komunat dhe komunitetet e Kosovës”.

Lini një Përgjigje