TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Dhjetor 2025, 18:43

Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë; ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë  

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë;

Ditën e sotme në fshatin Grabanicë të Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila mbrëmjen e kaluar ishte raportuar nga familjarët si e zhdukur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës konfirmoi se trupi u gjet rreth orës 13:15 në lumin e Bardhë, afër urës së fshatit

Mbrëmë rreth orës 19:00, familjarët raportuan se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe nuk gjendej. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’. Sot gjatë kërkimeve, trupi i pajetë u gjet rreth një kilometër larg urës së fshatit,” tha zëdhënësi.

Sipas mediave në Kosovë, gruaja ishte shtatzënë.

Mjeku ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa hetuesit policorë dhe prokurori kanë kryer procedurat e para hetimore.

Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Policia vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lini një Përgjigje