TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Dhjetor 2025, 17:34

Zë ikonë i "Xhamadani vija vija", ndërron jetë këngëtari i grupit “Ilirët”

Shkruar nga Pamfleti
Zë ikonë i "Xhamadani vija vija", ndërron jetë
Shemsi Krasniqi

Shemi arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare

Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi”, ka vdekur në mënyrë të papritur.

Sipas mediave nga Kosova, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër. Ai është një këngëtar i njohur në Kosovë dhe Shqipëri, pjesë e grupit “Ilirët”.

Shemi ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë.

Edhe pse detajet për shkakun dhe rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë bërë publike, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore.

Krasniqi do të mbahet mend jo vetëm si një këngëtar i talentuar, por edhe si një ikonë kulturore, një artist që me artin e tij arriti të bashkonte njerëzit dhe të ruante gjallërinë e muzikës tradicionale shqiptare për brezat e ardhshëm.

shemsi krasniqi xhamadani vija vija

1 Komente

  1. p
    pretorian

    R.I.P grup dhe kengetar i madh. Ngushellime Kosoves.

    Lini një Përgjigje