TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Prill 2024, 12:19

Vuçiç shfryn ndaj BE nga Nju Jorku: Truk i neveritshëm, duan t’ia heqin sanksionet Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç shfryn ndaj BE nga  Nju Jorku: Truk i neveritshëm, duan
Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka sulmuar Brukselin se po kërkon ti heqin sanksionet Kosovës.

“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës, të cilin as që e kemi parë deri më tani”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke “u ankuar” për këtë veprim.

“Shikoni trukun e neveritshëm që përdorin gjatë gjithë kohës. Shqiptarët marrin një vendim krejtësisht të kundërligjshëm që “të gjithë e kritikojnë”, dhe pas një muaji kur serbët nuk pranojnë të thonë “rroftë heqja e dinarit”, ata thonë “nuk ka konsensus të vullneteve, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe kompromis”, ka pretenduar Vuçiqi nga Nju Jorku, transmeton Kossev.

Presidenti serb sheh dy reagime të mundshme ndaj këtyre akuzave – “ndaluni, mos besoni, çfarë mund të bëni – të hidheni nga ndërtesa apo vazhdoni të luftoni”.

“Unë zgjedh këtë të fundit. Nuk kam fjalë se sa e pakuptimtë është kjo që po na bëjnë, sa e çmendur, sa e pafytyrë dhe e vrazhdë është”, ka thënë ai.

Ai akuzoi “botën e fuqishme për imponimin e vullnetit të saj”.

“Por kanë kaluar 16 vjet, qe 16 vjet një vend i vogël ka luftuar për lirinë dhe territorin e tij me të gjitha mjetet politike dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, përsëritë Vuçiçi frazat e veta.

aleksandër vuçiç kosova

Lini një Përgjigje