
Katër efektivë policie janë pezulluar nga detyra, lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan. Përmes një deklarate për media, Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur se ka filluar një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
“Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë pezulluar një rreshter police dhe një hetues nga njësia e hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policie i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.
Lini një Përgjigje