
I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, ka një të kaluar kriminale, kanë bërë të ditur nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.
Në një konferencë për media u bënë të njohura detaje mbi të kaluarën kriminale të Shkodrës, i cili ka një seri precedentësh penalë.
“Personi i dyshuar që ka kryer vrasjet ka një mori precedentësh penal. Ka raste për sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, ka thënë Prokurori.
Gjilani u trondit rëndë sot nga një krim i trefishtë që ndodhi në mesditë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë.
I dyshuari kryesor për këtë krim të rëndë është Mefail Shkodra, një fajdexhi i rrëzikshëm me të kaluar të rëndë kriminale. Emri i tij ishte injohur për autoritete, por ishte ende në liri.
Bashkë më të janë duke u kërkuar edhe dy djemtë e tij, Engjëll Shkodra dhe Edison Shkora.
Prokurori në një konferencë për media ka bërë të ditur se për kapjen e tyre tashmë kanë bërë kërkesa edhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe se kanë njoftuar të gjitha pikat kufitare.
“Personi i dyshuar që ka kryer veprën penale ka precedent penal. Ka raste për sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, tha Prokurori që po heton vrasjen e 3-fishtë.
Lini një Përgjigje